Ora News - Këshilli Bashkiak vulos shembjen e Teatrit Kombëtar, mbledhja u mbajt në fshehtësi

0 просмотров 15.05.2020 00:02:11

Описание

#tvora #rtvoranews Me emergjencë dhe në fshehtësi të plotës, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vulosur dje (14 maj) shembjen e Teatrit Kombëtar. Mbledhja mësohet se është mbajtur në orën 13:00 të ditës së djeshme, ndërkohë që ishte raportuar se do të mbahej të hënën e 18 majit. Dokumenti mban firmën e kreut të Këshillit bashkiak, Toni Gogu. Televizioni Ora ka siguruar projektvendimin e Këshillit Bashkiak si dhe akt-ekspertizën e ekspertëve të qeverisë, që arrijnë në konkluzionin se kjo godinë duhet të ishte shembur që në vitin 1958, pasi që atëherë përbënte rrezik. Sipas materialit, të cilin Bashkia nuk e ka vënë në dispozicion zyrtarisht për mediat, godina është ndërtuar në vitin 1938 si një eksperiment duke ndërthurur drurin me betonin. Madje nënvizohet se këto objekte kanë afat shërbimi jo më shumë se 20 vite. Një konstatim i çuditshëm ky i arritur në aktekspertizën e dorëzuar pikërsht në datën 13 maj 2020, vetëm 5 ditë pasi Qeveria e kaloi ndërtesën në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit duke ia hequr kulturës. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-vulos-shembjen-e-teatrit-kombetar-mbledhja-u-mbajt-ne-fshehtesi Ndiqni emisionin e plotë këtu: youtu.be/Bi19K5YZNWE Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp

Комментарии

Теги:
News, Këshilli, Bashkiak, vulos, shembjen, Teatrit, Kombëtar, mbledhja, mbajt, fshehtësi