Topollaj: Votimi për shembjen e teatrit në Këshillin Bashkiak u bë me e-mail, vendimi nuk u diskutua

0 просмотров 20.05.2020 00:14:34

Описание

#tvora #rtvoranews Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj njoftoi disa ditë më parë se më datë 18 maj do të zhvillohej takimi i Këshillit Bashkiak ku do të vendosej për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por ky takim u zhvillua më 14 maj në fshehtësi të plotë ku u vulos dhe fati i teatrit. Këshilltari opozitar në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj shprehet se votimi i këtij vendimi u bë përmes e-mailit. Sipas tij, kjo është një shkelje ligjore pasi vendimi nuk u diskutua nga anëtarët e këtij këshilli. Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se njësoj si Parlamenti, edhe në Këshillin Bashkiak, të gjitha vendimet duhet të diskutohen e më pas të hidhet vota. Fabian Topollaj: Çështja nis rreth më shumë se 2 vite më përpara në kohën që mazhoranca nuk i kishte votat e nevojshme në Këshillin Bashkiak që mund ta bënte këtë procedurë nëpërmjet këtij këshilli siç po e bën tani. Mazhoranca për të shmangur mungesën e shumicës së kërkuar në këshill bëri një ligj special në Parlament me qëllim të shembte Teatrin Kombëtar. Një ligj që ka qenë haptazi antikushtetues pasi binte ndesh me disa parime kushtetuese përfshi me ligjin e vetëqeverisjes vendore që në hierarkinë e normës qëndron më lart dhe do të duhej të zbatohej përpara ligjit special. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/topollaj-votimi-shembjen-e-teatrit-ne-keshillin-bashkiak-u-be-me-e-mail-vendimi-nuk-u-diskutua Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv

Комментарии

Теги:
Topollaj, Votimi, shembjen, teatrit, Këshillin, Bashkiak, mail, vendimi, diskutua