RTV Ora - Artistët kundër Veliaj: Nuk do lejojmë shembjen e Teatrit Kombëtar
Описание
#rtvora Deklarata e kreut të bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, se do të shembet godina e Teatrit Kombëtar dhe do të ndërtohet Teatri i ri ka shtuar zemërimin e artistëve që mbeten të vendosur për të mos lejuar një gjë të tillë. Kineasti, Robert Budina, thotë se komuniteti i artistëve do të reagojë edhe këtë herë. Budina: Ne do ta mbrojmë jo thjesht për vetë, do ta mbrojmë për popullin ti japim një dinjitet, ti japim një dinjitet vendit. Teatri është rasti më i mirë, nëse ndalohen në Teatër jam i bindur që i kemi bërë një shërbim të madh demokracisë. Ligji për Teatrin Kombëtar ka skaduar që me datën 13 dhjetor të vitit që lamë pas, gjë që për artistët është një tjetër problem. Budina: Ligji duhet të kalojë në bashki ku të hapet gara.Në kuptimin teknik duhet që ligji të rikalojë edhe njëherë përderisa i ka kaluar afati i cili skadoi me 13 dhjetor. Prej më shumë se një viti pjesa dërmuese e aktorëve kundërshtojnë projektin për shembjen e Teatrit aktual dhe ndërtimin e një të riu bashkë me një qendër rezidenciale banimi. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/artistet-kunder-veliaj-nuk-do-lejojme-shembjen-e-teatrit-kombetar Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии