Tregtarët e Zdrales në Shkodër kërkojnë heqjen e taksës vendore: Po falimentojmë, nuk ka blerje смотреть онлайн

2 просмотров 22.06.2020 00:04:37

Описание видео

Tregtarët e Zdrales në Shkodër dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur kërkojnë heqjen e taksës vendore. Ky propozim është bërë nga bashkia Shkodër, por nuk është miratuar nga këshilli bashkiak. Ato thonë se biznesi i vogël është në faliment pasi ka rënë ndjeshëm fuqia blerëse. Ne kemi ngritur problemin e pagesës së taksave vendore, për arsye se biznesi i vogël është në gjendje katastrofale. Praktikisht jemi duke falimentuar. Po pundohemi të zgjatim jetën tonë me shpresën se dicka mund të përmirësohet. Ka rënë fuqia blerëse, ekonomia është mjaft e dobët. E dyta është ngarkesa fiskale. Kjo pandemia ia vuri kapakun dhe po na shkatërron totalisht , tha një prej tregtarëve. Sindikata e Pavarur i bëri apel këshillit bashkiak që të heqin taksën e vendore, pasi në të kundër biznesi do të falimentojë. Po vjen fundi i muajit dhe duhet të paguhet taksa vendore. në rast se nuk paguhet fillon penalizimi i biznesit të vogël. Ky biznes po penalizohet edhe me gjobën 5%. Në mbledhjen e këshillit bashkiak mendova se do të merrej në shqyrtim heqja e taksës. I bëj thirrje këshillit bashkiak mos merret me probleme që nuk i interesojnë popullit të Shkodrës. Biznesit duhet ti falet taksa vendore deri në përfundim të pandemisë , përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të biznesit të vogël. Рекомендуем Tregtarët e Zdrales në Shkodër kërkojnë heqjen e taksës vendore: Po falimentojmë, nuk ka blerje посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
tregtarët, zdrales, shkodër, kërkojnë, heqjen, taksës, vendore, falimentojmë, blerje