Ora News - Thaçi: Për heqjen e taksës do respektohen këshillat e SHBA
Описание
#oranews Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu përgjigj interesit të gazetarëve shqiptarë për heqjen e taksës ndaj Serbisë. Për këtë tha Thaçi, do të respektohet këshilla amerikane. Thaçi: Do të respektohen këshillat e SHBA, sepse angazhimi i Kosovës për të ardhmen euroatlantike është mbi çdo angazhim tjetër ditor. Presidenti tha se arritja e një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Thaçi: Është me rëndësi që të ndodhë dialogu Kosovë-Serbi që po udhëhiqet nga BE,është mbështetja e plotë e SHBA. Kam besim që do të mund të shkojmë drejt një marrëveshje përfundimtare që do të ndodhë njohja reciproke. Kjo njohje do të hapë rrugë për njohjen nga 5 vendet e BE dhe pastaj heqjen e vetos ruse nga Këshilli i Sigurimit. Më marrëveshjen paqësore Kosova do të fitojë njohjen globale. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/thaci-heqjen-e-takses-do-respektohen-keshillat-e-shba Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии