“Prodhimet tona nuk po shiten”/ Lushnje, fermerët zënë rrugët

6 просмотров 21.02.2020 00:02:19

Описание

Qindra fermerë të Lushnjes, Fierit dhe Beratit u mblodhën në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Savrës. Ata protestuan për gjendjen e rëndë, që sipas tyre po kalon bujqësia shqiptare. Fermerët ankohen se prodhimet në sera u mbetën pa shitur, sepse nuk ka treg, mungojnë subvencionet dhe çmimi i karburantit për mjetet bujqësore është i shtrenjtë. Kryetari i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka thotë se kërkojnë dialog me qeverinë. ?Pikat që fermerët i kanë paraqitur qeverisë janë ngritja e një laboratori për tokën dhe produktet bujqësore, subvensionimi 100 lekë për litër i qumështit, rregullimi i TVSH-së, shërbimi i agronomisë dhe orientimi i fermerëve, rregullimi me ligje për të marrë fatura nga tregtarë dhe rimbursimi në fatkeqësi natyrore.? Në fund të protestës, fermerët derdhën qumështin dhe hodhën produktet bujqësore në rrugë. Marshimi i tyre për të bllokuar autostradën Lushnje-Fier u pengua nga efektivët e policisë. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #Lushnje#Farmers#TopChannel

Комментарии

Теги:
“Prodhimet, tona, shiten”, Lushnje, fermerët, zënë, rrugët