RTV Ora - Qumështi lan rrugët e Lushnjes, fermerët protestë kundër TVSH-së

0 просмотров 24.05.2019 00:01:21

Описание

#rtvora Fermerët, grumbulluesit dhe përpunuesit e produkteve bujqësore e blegtorale nga i gjithë vendi u bënë bashkë në Lushnjë në protestën e tretë kundër skemës së TVSH, që sipas tyre i çon në falimentim. Ata dedhën qumësht e hodhën produkte të fresketa të stinës në rrugë, si shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë. Fermerët derdhën qumësht dhe i mbuluan me prodhime të fresketa bujqësore rrugët e Lushnjës në protestë pas përgjigjes negative të dhënë nga Ministria e Financave se skema e TVSH-së nuk do ndryshojë. ?Një gjysmë litër ujë 50 lekë, dy litra qumësht 75 lekë.? Për shkak të skemës së re të TVSH, një pjesë e prodhimit të fermerëve nuk grumbullohet, ose merret nën kosto. Për fermerët kjo do të thotë falimentim ndaj vijojnë të kundërshtojnë fort vendimin e qeverisë. ?Se nuk i kam besim se nuk ta japin 10 lekshin. Nuk kemi nevojë për politikë. Nuk kemi nevojë as për Bashën dhe as për Berishën as për Ramën. Asnjë nuk duam. Duam tokën, fermën.? Por me pankarta e thirrje, veç problemit të TVSH ata ngritën edhe çështjen e çmimit të naftës dhe subvencioneve. ?I shtova nga 7 i bëra 11, pas 6 muajsh i bëra letrat i bëra 16, po na mashtrojnë. Blegtoria dhe bujqësia në Shqipëri nuk është atraktive, nuk është e interesit.? Fermerë, grumbullues dhe përpunues të nga jugu në Veri marshuan më pas nga Rotondo e Savrës deri tek Rotondo e Plastmasit duke bllokuar aksin kryesor Lushnje-Fier! Për më shumë lexoni në: oranews.tv/index.php/article/fermeret-ne-lushnje-serish-ne-proteste-tvsh-lajne-rruget-me-qumesht Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Qumështi, rrugët, Lushnjes, fermerët, protestë, kundër, TVSH