Rreze Dielli 20 Nentor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P.1 - Patate me perime dhe vezë në furrë
Описание
Patate me perime dhe vezë në furrë Përbërësit: 600 gr patate 2 kunguj 2 speca miks 1 kokërr qepë 2 qepë të njoma 3 thelpinj hudhra 200 gr proshutë pule 6 kokrra vezë 200 ml krem pana Kripë dhe piper i zi 150 gr djathë Përgatitja: Lajmë patatet dhe i vendosim për të zierë për 20 minuta i qërojmë dhe i presim në kubikë mesatarë. Në një tigan me pak vaj kavardisim qepën, specat dhe kungullin në kubikë. I trazojmë derisa qepa të ulë volumin dhe i shtojmë në një tas ku i bashkojmë me patatet në kubikë. Shtojmë dhe proshutën në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Rrahim vezët e plota, kripë, piper të zi, kremin pana. Nivelojmë perimet në tepsi i spërkasim me vezë dhe krem. Mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.
Комментарии