Rreze Dielli 24 Qershor 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Makarona furre me pulë dhe perime

2 просмотров 26.06.2019 00:18:38

Описание

Makarona furre me pulë dhe perime Përbërësit: 1 qepë e madhe 2 thelpinj hudhër 500 gr fileto pule 2 speca me ngjyrë 1 lugë gjelle salcë domate 1 lugë çaji kumin 2 lugë gjelle majdanoz i grirë Kripë dhe piper i zi 400 gr makarona (pene) 60 gr djath i integruar 125 gr djath mozzarella Beshameli: 70 gr gjalp 4 lugë gjelle miell 1 litër qumësht Kripë, piper dhe arrë moskat Përgatitja: Në një tigan të thellë ngrohim vajin vajin dhe kaurdisim për 5 minuta qepën të prerë në kubikë, hudhrën e copëtuar, fileton e pulës të prerë në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë specat e e prerë në kubikë të vegjël dhe i trazojmë. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domate, kumin, piper të kuq, majdanoz, kripë e piper të zi. Ndërkohë kemi vendosur një tenxhere me ujë të valuar e kripë dhe ziejmë makaronat për 9-10 minuta, 3-4 minuta më pak se minutazhi i zierjes. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalp për 2-3 minuta. E shuajmë me qumësht duke tretaur me tel vezësh vazhdimisht deri sa beshameli të valojë. Shtojmë kripë, piper e arrë moskat. Kullojmë makaronat dhe i vendosim në një tas. I trazojmë me mishin e pulës që përgatitëm në tigan dhe I trazojmë së bashku. Lyejmë tavën me pak beshamel. Shtrojmë një shtresë me pure dhe përzierjen. Hedhim gjysmën e beshamelit, spërkatim me djath dhe shtrojmë shtresën tjetër të makaronave me mish. E nivelojmë dhe e mbulojmë me beshamel. Spërkatim me djath dhe feta mozzrela e më pas e vendosim në furrë në temperaturën 200ºC për 20-25 minuta.

Комментарии

Теги:
Rreze, Dielli, Qershor, 2019, Gatuajmë, Vjollca, Makarona, furre, pulë, perime