Ora News - Lihet përsëri në burg Izet Haxhia, çështja i kalon Gjykatës së Lartë смотреть онлайн

0 просмотров 07.10.2019 00:01:32

Описание видео

#rtvora #oranews Gjykimi i Izet Haxhisë i dënuar në mungesë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari duket se do të presë krijimin e Gjykatës së Lartë pasi të dyja gjykatat si ajo e Tiranës dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk pranojnë ta gjykojnë me pretendimin se nuk janë kompetente. Gjykatat kanë nisur ping pongun me dosjen Hajdari duke e transferuar për herë të tretë në vetëm pak javë. Pak ditë pasi Gjykata e Tiranës ia kaloi çështjen për konpetencë gjykimi Gjykatës për Krime të Rënda, kjo e fundit me kërkese të avokatëve por edhe të prokurorit ka vendosur të heqë dorë dhe ta dërgojë dosjen në Gjykatën e Lartë. Duket se pas formimit, ky institucion duhet të vendosë përfundimisht në lidhje me çështjen e konpetencës për dosjen Hajdari. Ndërkohë gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Izet Haxhisë për lirim nga qelia dhe qëndrimin në 'arrest shtëpie' deri kur të shprehet Gjykata e Lartë. Një nga avokatët mbrojtës të të pandehurit deklaroi jashtë seancës se Haxhia prej disa ditësh po merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për 23 krime të ndodhura nga viti '91 në '99. Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi ishte dënuar në mungesë. Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkon rigjykim me pretendimin se zotëron prova të reja. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/lihet-perseri-ne-burg-izet-haxhia-ceshtja-i-kalon-gjykates-se-larte Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем Ora News - Lihet përsëri në burg Izet Haxhia, çështja i kalon Gjykatës së Lartë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
news, lihet, përsëri, burg, izet, haxhia, çështja, kalon, gjykatës, lartë