Ora News - Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon përballje në gjykatë me Sali Berishën

1 просмотров 07.06.2018 00:02:09

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Izet Haxhia kërkon rihapjen e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit dhe përballjen ne gjykatë me ish-kryeministrin, Sali Berisha. Në seancën e parë të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, Haxhia theksoi se denoncimi ndaj tij është bërë prej ish-kryeministrit, madje foli dhe për një marrëveshje të bërë në Rogner për ekzekutimin e disa personave mes tyre edhe të Haxhisë. Në mbështetje të kërkesës për rihapjen e procesit, avokati i Haxhisë paraqiti dhe një raport të SHIK mbi vrasjen e Azem Hajdarit natën e 14 shtatorit 1998. Nga ana e tij Prokurori kërkoi kohë që të shprehet ndaj dhe seanca u la për tu zhvilluar në datën 14 qershor. Gjykata e Tiranës ka zhvilluar seancën e parë të shqyrtimit të kërkesës së Izet Haxhisë për rivendosjen në afat dhe rihapjen e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën është dënuar me 25 vite burg në mungesë. Në daljen e parë para togave të zeza, Izet Haxhia kërkon, të përballet me ish-kryministrin Sali Berisha. Në sallë Haxhia pretendoi se ka prova që do të zbardhin sipas tij të vërtetën e vrasjes së së Hajdarit. Ai foli për një marrëveshje të bërë në vitin 2000 në një hotel në qendër të Tiranës për të ekzekuzuar disa persona, mes tyre edhe Izetin. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/izet-haxhia-flet-ne-gjykate-akuzuesi-im-eshte-sali-berisha

Комментарии

Теги:
News, Vrasja, Azem, Hajdarit, Izet, Haxhia, kërkon, përballje, gjykatë, Sali, Berishën