RTV Ora - Presidentja e KE vlerëson ministren Xhaçka: Shqipëria një aleat i denjë смотреть онлайн

2 просмотров 16.08.2019 00:01:28

Описание видео

#rtvora Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka cilësuar Shqipërinë si një ndër aleatët e denjë të aleancës së NATO-s. Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdheniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë. ?Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës?, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka. Në krah të kancelares gjermane Angela Merkel, zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO, Rose Gottemoeller, ministres së re të mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe dhjetëra personaliteteve gjermane e europiane, ministrja Xhaçka mori pjesë në një prej ceremonive më të veçanta ushtarake, me traditë 200-vjeçare, që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës, ku ishin të ftuar bashkëpunëtorët më të afërt të ish ? ministres Ursula von der Leyen. Kancelarja Merkel përshëndeti përzemërsisht ministren Xhaçka, me të cilën, bashkë me 200 të ftuar të tjerën ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të znj. Von der Leyen. Znj. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/presidentja-e-ke-vlereson-ministren-xhacka-shqiperia-nje-aleat-i-denje Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Presidentja e KE vlerëson ministren Xhaçka: Shqipëria një aleat i denjë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
presidentja, vlerëson, ministren, xhaçka, shqipëria, aleat, denjë