RTV Ora – 10 vjet në NATO, Xhaçka: Shqipëria një partner i besueshëm dhe strategjik смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora Në vigjilje të festimeve për 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se Shqipëria jo vetëm e ka justifikuar anëtarësinë e saj në Aleancën më të madhe ushtarake por është tashmë një partner i besueshëm dhe strategjik i saj. Xhaçka: Një partner që jo vetëm po punon për të përmbushur detyrimet e tij ndaj NATO-s por që në këto 10 vite ka treguar vazhdimisht që është i gatshëm dhe i aftë të kompensojë me shumë dedikim dhe profesionalizëm edhe ato që mund të konsiderohen si mungesa dhe kufizime. Është dashur shumë e shumë punë në këto 10 vjet për të vazhduar transformimin e Forcave të Armatosura dhe mbi të gjitha transformimin e shtetit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare. Në mbrëmjen festive të mbajtur në Pallatin e Brigadave, Ministria e Mbrojtjes theksoi se NATO do të dijë të përballet me sfidat dhe kërcënimet e kohës. Xhaçka: Nuk kam asnjë dyshim se ashtu siç ka bërë gjatë 70 viteve të ekzistencës së saj, NATO do të dijë sërish të ndryshojë dhe të përshtatet ndaj çdo krize dhe çdo kërcënimi. Para aleatëve dhe partnerëve nga 29 vende të NATO-s, Xhaçka vlerësoi mbështetjen që SHBA dhe anëtarët e tjerë të aleancës kanë dhënë për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare. Të premten në bulevardin Dëshmorët e Kombit do të zhvillohen festimet në kuadër të 10 vjetorit të Shqipërisë në Aleancë ndërsa avionët e NATO-s do të fluturojnë mbi Tiranë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/10-vjet-ne-nato-xhacka-shqiperia-nje-partner-i-besueshem-dhe-strategjik Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora – 10 vjet në NATO, Xhaçka: Shqipëria një partner i besueshëm dhe strategjik посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя