RTV Ora - Në plazhin e Shëngjinit mungojnë hapësirat publike

0 просмотров 22.07.2019 00:01:26

Описание

#rtvora Hapësirat për plazhe publike vijojnë të jenë shqetësim në bregdetet e vendit. Në Shëngjin Prefekti dhe agjencia e bregdetit kanë kërkuar më shumë hapësira, duke shtuar se zona e Kunes nuk mund të zhvillohet si plazh publik, pasi nuk plotëson asnjë standard për të qenë e tillë. Në plazhin e Shëngjinit mungojnë hapësirat publike për pushuesit. Shqetësimi është ngritur gjatë takimit të organizuar nga prefekti me aktoret lokal për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Prefekti i Lezhës Gjok Jaku dhe përfaqësuesja e e Agjencisë së Bregdetit Malvina Murati u shprehen se nuk mund të quhen plazhe publike zonat e braktisura siç është pjesa fundore e Kunës. Ndërsa, administratori i Shëngjinit Gjok Deda tha se në Shëngjin janë 3 plazhe publike në zona të frekuentuara dhe me standarde. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se 20% e plazheve duhet të jenë publike , ndërsa 80% t'ju jepet për shfrytëzim privateve. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/ne-plazhin-e-shengjinit-mungojne-hapesirat-publike Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
plazhin, Shëngjinit, mungojnë, hapësirat, publike