RTV Ora - Mushkonjat shqetësojnë turistët në plazhin e Tales dhe Shëngjinit
Описание
#rtvora Pushimet në plazhin e Tales dhe të Shëngjinit në Lezhë janë kthyer në një shqetësim për turistët. Pickimet e mushkonjave janë ndër problemet kryesore, dezinfektimi i të cilave nuk është kryer ende, ndonëse jemi thuajse në mes të sezonit veror. Një vit më parë, zonat turistike të Lezhës u trajtuan që në muajin prill për minimizimin e pranisë së mushkonjave kryesisht në qytet si dhe bregdetin e Talës dhe Shëngjinit. Por, këtë vit pavarësisht se kemi hyrë në kulmin e sezonit veror dhe Shëngjini ka njohur fluks të lartë vizitorësh, ky proces ende nuk është realizuar, duke sjellë edhe shqetësim për pushuesit në Shëngjin e Tale Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor thotë se janë shpallur tenderat për dezinsektimin e zonës Shkodër Lezhë. Zoje Zefaj: Janë shpallur tenderat publikisht edhe për zonën Shkodër-Lezhë. Sezoni veror ka kaluar 1 të tretën e periudhës së tij, ndërsa turistët shpresojnë që pickimet e mushkonjave të mos jenë një shqetësim për periudhën e mbetur të sezonit. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/mushkonjat-shqetesojne-turistet-ne-plazhin-e-tales-dhe-shengjinit Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии