RTV Ora - Rama paralajmëron opozitën: Burg kush do bllokojë rrugët

1 просмотров 02.07.2019 00:01:42

Описание

#rtvora Marrë shkas nga protestat e vazhdueshme të opozitës, apo bllokimet e rrugëve gjatë fushatës elektorale, Rama tha se këto javë do të bëhen ndryshime në kodin penal, ku parashikohet dënimi me burg për ata që bllokojnë rrugët. Edi Rama: Është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë së uniformës blu në krye të detyrës. Me ndryshimet që do i bëjmë kodit penal sulmi ndaj policit, goditja e policit, prekja me dorë e policit do të konsiderohen vepra penale me burg dhe jo gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më e shfaqje të tokës së xanun me trupa njerëzor në rrugët dhe në hapësirat publike. Asnjë kundërshti sado legjitime e një grupi njerëzish nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e njerëzve në rrugët e vendit apo në investimet publike. Rama kërkoi nga policia e shtetit që të identifikojnë, ndalojnë dhe penalizojnë subjektet apo individët që kapen në paligjshmëri ndërtimore. Edi Rama: Ju kërkoj sot hedhjen në veprim për të identifikuar, ndaluar dhe penalizuar çdo subjekt apo individ që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm. Jo për muret dhe tjegullat e shtëpive në fshat, por kudo në hapësira urbane ku cënohet prona publike, prona e tjetrit apo çdo zonë strategjike zhvillime duke filluar nga vija bregdetare. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/rama-paralajmeron-opoziten-burg-kush-do-bllokoje-rruget Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
Rama, paralajmëron, opozitën, Burg, kush, bllokojë, rrugët