RTV Ora – Rama ironizon opozitën: Kush e ka pushimin të enjten ofrojmë edhe protesta
Описание
#rtvora Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestat e opozitës. Gjatë fjalës së tij në aktivitin Bashkia që Duam , kreu i qeverisë thotë se protesta e opozitës është një furtunë në got. Rama: Vijnë kur ka parlament, një herë në muaj në bulevard. Mua më vjen mirë që do vijnë në Durrës, sepse do mund të shohin, jo vetëm të dëgjojnë. Do kenë rastin të shohin Durrësin siç nuk e kanë parë dhe ndërkohë që do vihet nesër gramafoni për Dakon, ata do të shikojnë punët e bëra nga Dako dhe bashkia e Durrësit. Kështu do bëjnë edhe krahasimin mes Durrësit për të cilin kam dëgjuar lloj lloj çudirash dhe qytetet nga vijnë, krahasimit të këtij sheshi dhe shesheve të qyteteve nga vijnë. Apo me siguri do të shkojnë tek Veliera për të parë se çfarë krimi i madh bëhet dhe ndërkohë që diçka e re dhe çdo ditë e më bindëse është duke marrë formë aty. Sot isha me disa gazetarë italianë që kishin ardhur për turizmin. Po flisja për çfarë ofron Shqipëria dhe në fund i thashë, që ofrojmë edhe protesta. Ata hapën sytë, çfarë po thotë. Po i thashë, kujt i qëllojnë pushimet me të enjten në mes mund të vijnë tek Parlamenti mund të vijnë dhe të shohin si zhvillohet një protestë. Kujt i qëllon në një datë të caktuar të një muaji mund të shohë bulevardin me protestues. Por i thashë janë protesta që zhvillohen si një furtunë në got dhe jo siç i keni parë ju në televizione apo fotot e artikujve që shoqërojnë protestat që ndodhin këtu. Janë protestues profesionistë, punonjës bashkie që nuk u shërbejnë qytetarëve në rast se agjencia turistike i nis për protestë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/rama-ironizon-opoziten-kush-e-ka-pushimin-te-enjten-ofrojme-edhe-protesta Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии