RTV Ora - Rama për opozitën: Barbarë dhe endacakë, rrugën zgjodhën në rrugë le të rrinë!
Описание
#rtvora Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit sulmoi opozitën, për të cilën tha se janë barbarë dhe endacakë. Edi Rama: Kujtojnë se të hedhësh gurë mbi policinë në emër të partisë që të ka nxjerrë në rrugë është trimëri. Lironi djemtë tanë bërtet partia e endacakëve që vjen vërdallë. Ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të bëjmë detyrën. Barbarëve edhe këtu në Parlament, përgjithmonë nuk mund të ketë deputeti imunitet për të goditur deputetin, apo të sulmojë fizikisht foltoren. Edhe kjo do të përfshihet në kodin penal. Ata janë të dëshpëruar, e dinë që nuk fitojnë dot me votë. Ata të rrinë në rrugë aty ku janë, rrugën kanë zgjedhur në rrugë të rrinë, ndërsa ne të vazhdojmë në rrugën që kemi marrë përsipër të udhëheqim shqiptarët. Është pjesë e detyrës tonë, jo të shkelim mbi kontratën e shqiptarëve për të joshur ata që të lënë rrugën, por hir të rrugës që kemi zgjedhur ti japim mundësinë të ndihen të përfshirë. Përfshirja e tyre sot ka vetëm një mundësi. Të japin kontributin e tyre atë për të cilën i kanë rrokanisur kokën shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/rama-opoziten-barbare-dhe-endacake-rrugen-zgjodhen-ne-rruge-le-te-rrine Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
Комментарии