RTV Ora - TVSH-ja për fermerët nuk ndryshon

0 просмотров 29.03.2019 00:01:51

Описание

#rtvora Edhe pse prej dy ditësh në vend është ndërprerë grumbullimi i prodhimeve bujqësore për shkak të ngërçit të TVSH-së skema nuk do të ndryshoj. Drejtori i politikave fiskale Niko Lera deklaroi se tashmë po shohim se çfarë politikash subvencionuese do të zbatojnë për fermerët dhe blegtorët. Niko Lera: Skema nuk ka arsye të ndryshojë, por ne po shohim çfarë politikash subvencionuese do të zbatojmë në lidhje me fermerin, me blegtorin, me atë që e shet qumështin dhe e blen me faturë. Ka skema të tjera që mund të zbatohen. Një ndër to do të jetë që çdo fermer për sasinë e qumështit që shet të subvencionohet përkundrejt faturave direkt nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë. Niko Lera sqaron se ndryshimet në skemën e TVSH-së nuk prekin direkt grumbulluesit. Niko Lera: Kërkesë-oferta do të ekuilibrohet dhe përsëri çmimet do të gjejnë tregun e tyre. Grumbulluesit apo përpunuesit nuk janë pjesë e ndryshimeve në kostot e tyre apo në çmimet e shitjes. Sepse tatimi mbi vlerën e shtuar është shtesë mbi çmimin e shitjes, nuk është pjesë kostos. Pra dje ata i jepnin 20% fermerit dhe kreditonin 20%, sot i japin 6% dhe do kreditojnë 6%. Vendimi nuk është pritur mirë prej subjekteve që kanë aktivitet grumbullimin e produkteve bujqësore. Mësohet se tashmë bizneset po diskutojnë mundësinë e përshkallëzimit të protestave duke këmbëngulur në ndryshimin e skemës së TVSH-së. Ata ankohen se i blejnë prodhimet me TVSH 6% dhe i shesin me 20% duke i krijuar kosto shtesë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/tvsh-ja-fermeret-nuk-ndryshon Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
TVSH, fermerët, ndryshon