Proteste para Kuvendit dhe Drejtorise se Policise смотреть онлайн
Описание видео
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita protestoi sërish para Kuvendit. Në krye të saj nuk ishte lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhej në Bruksel, në Kongresin e Partive Popullore Europiane. Përplasjet nuk munguan as këtë radhë. Të parët ishin banorët e Unazës së Re, që u përballën me efektivët e policisë pranë Ministrisë së Brendshme. Disa herë protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë para hyrjes së Kuvendit. Në drejtim të forcave të rendit u hodhën vazhdimisht tymuese dhe shashka, por policia nuk e pa të nevojshme përdorimin e gazit lotsjellës. Disa mbështetës të Partisë Demokratike përdorën dhe tarracën e selisë për të hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit. Më pas protesta u spostua drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku opozita tha se ishin shoqëruar disa protestues. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një reagim në Twitter, tha se protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit. Pas konfirmimit nga drejtues të policisë për lirimin e 14 personave të shoqëruar, protestuesit u drejtuan në selinë blu, ku mesazhin përmbyllës në mungesë të Bashës e dha nënkryetari i demokratëve Edi Paloka. Ndërsa kreu i demokratëve, Basha shkroi në Twitter se mesazhi se kreu i PPE-së, Jozef Doul kishte dhënë në Bruksel ishte se ?nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias?. Pas protestës policia njoftoi arrestimin e 6 personave, të akuzuar për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, Policinë dhe shkatërrim të pronës. 6 të tjerë janë në kërkim ndërsa 17 persona janë proceduar në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, si organizator i protestës. Në mbrëmje, përpara Policisë së Tiranës u mblodhën protestuesit e Unazës së Re dhe drejtues të opozitës, që kërkuan lirimin e personave të ndaluar në tubimet e fundit. Tv Klan Рекомендуем Proteste para Kuvendit dhe Drejtorise se Policise посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя