Protestë para Kuvendit dhe Drejtorise se Policise смотреть онлайн
Описание видео
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita protestoi sërish para Kuvendit. Në krye të saj nuk ishte lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel, ne kongresin e Partive Popullore Europiane. Përplasjet nuk munguan as këtë radhë. Të parët ishin banorët e Unazës së Re, që u përballën me efektivët e policisë pranë Ministrisë së Brendshme. Përfaqësuesit e partisë Demokratike e quajtën Kuvendin ilegjitim. Protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë para hyrjes së Kuvendit. Në drejtim të forcave të rendit u hodhën vazhdimisht tymuese dhe shashka, por policia nuk e pa të nevojshme përdorimin e gazit lotsjellës. Disa mbështetës të Partisë Demokratike përdorën dhe tarracën e selisë për të hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit. Më pas protesta u spostua drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku opozita thotë se mbahen të shoqëruar disa protestues. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një reagim në Tëitter, tha se protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit. Ai i ftoi qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale, ndërsa shprehu mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të policisë. Tv Klan Рекомендуем Protestë para Kuvendit dhe Drejtorise se Policise посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя