RTV Ora - Atentati ndaj Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i picierit të vrarë në 2017 смотреть онлайн
Описание видео
#rtvora Policia ka shpallur në kërkim policor Dervis Arapin për vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë dy ditë më parë. Djali i Agim Arapit të vrarë në Durrës dy vjet më parë nga vjehrri i Jurgen Kurtit, nuk i është përgjigjur thirrjes për të dhënë shpjegime në polici. Kjo i ka kushtuar shpalljen në kërkim ndërkohë që në një komunikim telefonik ai tha për TV ORA se nuk ka gisht në ngjarje. Dervis Arapi tha se është besimtar dhe hakmarrjen ia kishte lënë zotit, ndërsa shtoi se është gati të shkojë në polici. Akuzat i mohoi edhe nëna e tij Vjollca Arapi. Dy ditë pas vrasjes së Jurgen Kurtit në Tiranë, policia ka shpallur në kërkim Dervis Arapin, djalin e vetëm të tregtarit të vrarë dy vite më parë në Durrës, ngjarje për të cilën u dyshua 26-vjeçari Kurti dhe u dënua vëllai I vjehrrit të tij Kujtim ekonomi. 33-vjeçari Dervis Arapi mësohet se nuk i është përgjigjur flet thirrjes, pasi ndodhet jashtë vendit, ndaj për procedurë, policia e ka shpallur atë në kërkim për ta pyetur lidhur me ngjarjen. Sipas sistemit TIMS, i riu ka hyrë në vendin tonë gjatë muajit janar dhe është larguar nga Durrësi në drejtim të Italisë. Gjatë një komunikimi telefonik me RTV ORA, Dervis Arapi tha se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. ?Unë nuk kam asnjë lidhje, lajmin e mësova në rrjetet sociale. Nuk kam pasur ndërmend të hakmerresha për vrasjen e babait tim pasi jam besimtar dhe gjithçka ja kam lënë në dorë zotit.?, ka thënë Dervis Arapi. Ai ka theksuar se është i gatshëm të shkojë në polici nëse e kërkojnë edhe pse aktualisht është në Itali. Nëna e tij, Vjollca Arapi e quajti skandal vendimin e policisë dhe mohoi që familja e saj të ketë lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit. Vjollca Arapi: Po më vrasin për së dyti. Si mund ta nxjerrin Visin tim, Visi im nuk ka lidhje fare. Ai i dha fjalën babait të vet që nuk do bëjë gjë. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/atentati-ndaj-jurgen-kurtit-shpallet-ne-kerkim-djali-i-picierit-te-vrare-ne-2017 Follow RTV Ora Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz Рекомендуем RTV Ora - Atentati ndaj Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i picierit të vrarë në 2017 посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя