Ora News - Atentati ndaj Hekuran Billës, shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut që u vra në Britani смотреть онлайн
Описание видео
#tvora #rtvoranews Hakmarrja është pista kryesore në të cilën janë fokusuar hetimet për vrasjen e të enjtes, 11 qershor 2020, në zonën e komunës së Parisit. Në kërkim policor është shpallur Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Mbretërinë e Bashkuar. Menjëherë pas atentatit mafioz ndaj Billës, policia ka shkuar për të verifikuar familjen Prel Markut në Shkodër, duke i gjetur të gjithë aty përveç të vëllait. Për këtë arsye burimet bëjnë me dije se Viktor Marku është duke u kërkuar për t?u marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen për të verifikuar nëse është autori, porositësi apo nëse ka ndonjë alibi që nuk e lidhin me çfarë ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit. Krahas shpalljes në kërkim policia ka shpërndarë në pikat kufitare gjerenalitetet e Markut nëse do tentojë të largohet jashtë vendit. Ashtu si familja Billa e pyetur nga policia mbi konfliktin e vjetër, edhe familja Marku në Shkodër kanë mohuar për policinë vijimin e konfliktit të vitit 2006. Sipas të dy palëve ky konflikt është mbyllur vite më parë, kjo pasi dhe autori ka kryer dënimin e dhënë nga autoritetet. Krahas dëshmive policia ka këqyrur dhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, por asnjëra prej tyre nuk ka pikasur autorët. E vetmja kamera që sqaron dinamikën e atentatit është kjo kamera në hyrje të rrugicës. Siç duket dhe nga pamjet, duket vetëm momenti kur makina e viktimës përplaset me makinat e tjera të parkuara në rrugë dhe makina e atentatorëve që largohen të qetë mes rrugicave. Një pistë tjetër që policia po heton për zbardhjen e vrasjes së 40-vjeçarit është dhe ajo e konflikteve pasi 40-vjeçari është akuzuar për përfshirje në një grup prostitucioni në Belgjikë. Kjo lidhet dhe faktin që i ndjeri 5 ditë para vrasjes është kthyer nga Belgjika. Herkuran Billa u ekzekutua mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit, ndaj të cilit u shtënë të paktën 30 plumba, 2 prej të cilëve e kanë kapur në kokë dhe në një pjesë të trupit. Raportoi gazetari Besar Bajraktaraj, redaktoi për online Endi Mullaj. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/atentati-ndaj-hekuran-billes-shpallet-ne-krekmi-vellaii-prel-markut-u-vra-ne-britani Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Рекомендуем Ora News - Atentati ndaj Hekuran Billës, shpallet në kërkim vëllai i Prel Markut që u vra në Britani посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии