Ora News - Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut, KLP: Është jashtë kompetencave tona

0 просмотров 22.02.2019 00:01:33

Описание

#oranews #artamarku Kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është përgjigjur me shpallje të moskompetencës. Për të argumentuar përgjigjen Kuvendit është ngarkuar kryetari i KLP Këshilli nuk është organ që del me rezoluta, merret me vendime. Në këto kushte ne e quajtëm komunikimin administrativ midis institucioneve si mënyrën më të mirë për t'i dhënë përgjigje kësaj çështjeje u shpreh kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi në një prononcim për median. Shkresa me argumentet do të bëhet publike nesër në mëngjes. Shkresa- Kryetarët e dy grupeve parlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Edmond Spaho nga PD, dorëzuan në datën 29 janar padinë ndaj Markut. Sipas padisë, ?Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor . Pas mbylljes së aplikimeve për SPAK dhe 27 kandidaturave, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se tashmë do të miratohet rregullorja e pikëzimit per përzgjdhjen e kandidatëve. Në mbledhjen e kesaj të premte, 22 shkurt, KLP zgjodhi drejtuesit e prokurorive që kanë mbetur bosh pas largimeve nga vetting. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda u vendos Altin Dumanin. Prokurorja Rozeta Qirjaqi u caktua me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë. Ndërkohë u miratua me 7 vota pro, 4 kundër, caktimi i prokurorit Ardjan Nezha për të dytën herë në Prokurorinë e Pukës pas shqetesimeve te ngritura nga prokurorja e vetme e ketij rrethi. Po sot në KLP u bë komandimi i 6 këshilltareve pranë këtij institucioni. Ata janë: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/mblidhet-klp-shqyrton-kerkesen-shkarkimin-e-arta-markut Follow Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz

Комментарии

Теги:
News, Kërkesa, shkarkimin, Arta, Markut, Është, jashtë, kompetencave, tona