KLP rrezon vendimet e Arta Markut

1 просмотров 21.01.2019 00:01:32

Описание

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Markun, e cila tre muaj më parë transferoi në rrethe dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn dhe Olsian Çelën. KLP e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e numrit një të akuzës duke argumetuar se një prokuror nuk mund të transferohet pa dhënë pëlqimin e tij. Vendimi nuk kaloi pa debate. Përplasjet mes anëtarëve të KLP-së u reflektuan edhe në rezultatin e votimit, 6 pro e 5 kundër. Pro rikthimit të dy ish-drejtuesve të Krimeve të Rënda në detyrë kanë qenë 5 anëtarët që përfaqësojnë Prokurorinë në këtë këshill dhe një anëtar i zgjedhur nga Parlamenti. Besnik Cani, anëtar i KLP-së, i cili para se të vinte në këtë detyre ishte këshilltar i Arta Markut, ka argumentuar se kjo çështje është në ende në gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit. Dy prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj u transferuan në Berat dhe Pogradec pas situatës së krijuar për leximin e pretencës ndaj grupit të Emiljano Shullazit. Të dy ankimuan vendimin në Gjykatën Admnistrative, e cila vendosi të shfuqizojë urdhrin e Arta Markut duke i rikthyer në detyrë, por Prokuroria e Përgjithshme e ka apeluar vendimin. Tv Klan

Комментарии

Теги:
rrezon, vendimet, Arta, Markut