Basha nis fushaten kunder TVSH per biznesin e vogel

1 просмотров 03.05.2018 00:00:55

Описание

Nismën anti-evazion të qeveriseë, për të përfshirë në skemen e TVSH edhe biznesin e vogël, Lulzim Basha e sheh si vendim në dëm të biznesit. Kryetari i Partisë Demokratike nisi në Paskuqan një fushatë kundër saj. Ai u tha tregtarëve që takoi se do të kenë atë dhe Partine Demokratike në krah. ?Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi?, tha Basha. Qeveria ka argumentuar se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH është e domosdoshme për të luftuar evazionin dhe informalitetin. Nisma e saj është përshëndetur edhe nga biznesi i madh. Tv Klan

Комментарии

Теги:
Basha, fushaten, kunder, TVSH, biznesin, vogel