Debati për TVSH - Rama dhe Basha replikojnë në distancë për biznesin
Описание
Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Vendimi i qeverisë për të përfshirë brenda TVSH edhe bizneset e vogla përplasi në facebook, kreun e demokratëve Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama. Duke iu përgjigjur qëndrimeve kundër aksionit informalitet, sipas kreut të Qeverisë tashmë asnjë biznes nuk mund të mashtrojë më me paratë e popullit duke shitur mallra pa faturë. ?Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT.Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm.Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit?. Ndërsa kreu i opozitës në statusin e tij u shpreh se Kryeministri përpara se të kërkojë TVSH nga bizneset e vogla, duhet më parë t?i tregojë qytetarëve se sa para u ka dhënë koncensionarëve të mëdhenj dhe sa taksa kanë paguar ata, duke evidentuar sipas tij, abuzimin që bëhet me taksat e qytetarëve. Për më shumë lexoni në oranews.tv/vendi/rama-dhe-basha-replikojne-ne-distance-per-biznesin/
Комментарии