Selia PD - Basha takon dy eurodeputetët: Kjo qeveri është në shtrat me krimin e organizuar

0 просмотров 20.05.2016 00:01:10

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan kanë nisur që në mëngjes herët një takim në selinë e PD-së me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PD. Në fund të takimit dy eurodeputetët nuk dhanë asnjë deklaratë për median, ndërsa kreu i PD-së tha se me eurodeputetët kishte vënë theksin në zbatimin e ligjit. Lulzim Basha: ??Problemi nuk janë ligjet, por zbatimi. Kjo qeveri ka dëshmuar se nuk është e aftë dhe nuk ka vullnet, dhe se është në shtrat me krimin e organizuar. Zbatimi i ligjit është problemi, shteti ligjor i nëpërkëmbur për interesat e oligarkisë. Prandaj kam kërkuar që ky sesion i komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë thirrje për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, reformën zgjedhore dhe reformë në drejtësi që nuk mbron Shullazin e Koçon. Takimi i eurodeputetëve me kryedemokratin Lulzim Basha vjen në një kohë kur PD ka përgatitur një draft të ri për reformën në drejtësi, i cili sipas mazhorancës synon të prishë konsensusin e arritur dhe të vonojë miratimin e reformës në drejtësi. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/vendi/basha-takon-dy-eurodeputetet-kjo-qeveri-eshte-ne-shtrat-me-krimin-e-organizuar/

Комментарии

Теги:
Selia, Basha, takon, eurodeputetët, qeveri, është, shtrat, krimin, organizuar