Ora News - DSIK: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, dyshohet se është i përfshirë me krimin e organizuar

1 просмотров 27.07.2018 00:02:51

Описание

Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po mban seancën dëgjimore për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. I pranishëm në fillim të seancës ishte gjyqtari vetë i cili deklaroi se do të mbrohej pa avokat. Por pasi trupi gjykues rrëzoi dy kërkesat e tij, njërën për pezullimin e seancës deri në përfundim të një hetimi disiplinor ndaj trupës gjykuese dhe tjetra për hetimin në tre komponentë, ai u largua nga salla dhe seanca vijoi pa pranine e tij. Relatorja nga ana e saj u shpreh se hetimi është bërë vetëm në kriterin e pastërtisë së figurës. DSIK dërgoi një raport me konstatimin se subjekti ka pasakatësi për kontrollin e figurës. Subjekti nuk ka deklaruar kontaktet e papërshtatshme që janë identifikuar. Raporti citon se ka raporte konfidenciale se ka dyshime se është i përfshirë me krimin e organizuar Udhetime me njeri te inkriminuar Në vijim të verifikimit të figurës, puna u shtri në verifikimin e rezultateve të nxjerra. Komisioni iu drejtua të gjithë institucioneve që merren me verifikimin e figurës, duke kërkuar informacion të mëtejshme. Hetimet e KPK kanë konstatuar se subjekti i rivlerësimit, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është vërtetuar se ka pasur kontakte të vazhdueshme me një person i identifikuar me inicialet F.D i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe ndaj tij në 2018 ka nisur hetim Nga verifikime të sistemit TIMS, u ngritën dyshime se Selimi ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë arrest në burg . Subjekti i rivlerësimit ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/dsik-gjyqtari-i-gjykates-se-larte-dyshohet-se-eshte-i-perfshire-me-krimin-e-organizuar

Комментарии

Теги:
News, DSIK, Gjyqtari, Gjykatës, Lartë, dyshohet, është, përfshirë, krimin, organizuar