Trafiku, avioni i tretë me drogë u nis nga fshati Dushkarak? смотреть онлайн

12 просмотров 08.09.2015 00:01:09

Описание видео

TIRANE- Ende pa u mbushur dy javë nga kapja e një avioni të ngarkuar me drogë që ishte nisur nga Vlora në drejtim të Brindizit, një tjetër avion është zbuluar nga pala italiane, i cili është kapur me 120 kg drogë dhe bashkë me të, në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë. Ky shënon rastin e tretë të kapjes së avionëve me drogë. Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj ose ndryshe ?Vito? rezultojnë të jenë banorë të fshatit Dushkarak të Vlorës, zona nga e cila pikërisht në 24 gusht të këtij viti ishte nisur avioni i ngarkuar me 120 kg drogë i drejtuar nga Vilson Lamaj. Ky fshat duket se tani është kthyer një bazë ajrore për trafikantët. Tashmë prokuroria italiane dhe ajo e Krimeve të Rënda janë duke verifikuar me imtësi nëse këto dy raste kanë lidhje me njëra-tjerën ose në këtë zonë veprojnë dy grupe të ndryshme. Hetuesit italianë deklaruan se avioni model ultraleggero (Super i lehtë) pilotohej nga shtetasi italian Pascuale Dambrossio, i cili tashmë është arrestuar dhe bashkë me të në pranga ka rënë një italian tjetër Rosaria Campisi. Hetimet për këtë linjë trafiku që fillonte nga Shqipëria në Leçe dhe më pas në zonën e Torinos, kanë nisur në muajin Maj të këtij viti dhe mendohet se brenda kësaj periudhe ky grup kriminal ka bërë dy dërgesa me drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Tashmë hetimet janë bashkërenduar dhe me prokurorinë shqiptare për të mësuar më tepër rreth personave të tjerë në Shqipëri, të cilët kanë mundësuar sigurimin e drogës, paketimin dhe më pas ngarkimin në avion. Рекомендуем Trafiku, avioni i tretë me drogë u nis nga fshati Dushkarak? посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
trafiku, avioni, tretë, drogë, fshati, dushkarak