Trafiku, avioni i tretë me drogë u nis nga fshati Dushkarak? смотреть онлайн

2 просмотров 08.09.2015 00:01:09

Описание видео

TIRANE- Ende pa u mbushur dy javë nga kapja e një avioni të ngarkuar me drogë që ishte nisur nga Vlora në drejtim të Brindizit, një tjetër avion është zbuluar nga pala italiane, i cili është kapur me 120 kg drogë dhe bashkë me të, në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë. Ky shënon rastin e tretë të kapjes së avionëve me drogë. Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj ose ndryshe ?Vito? rezultojnë të jenë banorë të fshatit Dushkarak të Vlorës, zona nga e cila pikërisht në 24 gusht të këtij viti ishte nisur avioni i ngarkuar me 120 kg drogë i drejtuar nga Vilson Lamaj. Ky fshat duket se tani është kthyer një bazë ajrore për trafikantët. Tashmë prokuroria italiane dhe ajo e Krimeve të Rënda janë duke verifikuar me imtësi nëse këto dy raste kanë lidhje me njëra-tjerën ose në këtë zonë veprojnë dy grupe të ndryshme. Hetuesit italianë deklaruan se avioni model ultraleggero (Super i lehtë) pilotohej nga shtetasi italian Pascuale Dambrossio, i cili tashmë është arrestuar dhe bashkë me të në pranga ka rënë një italian tjetër Rosaria Campisi. Hetimet për këtë linjë trafiku që fillonte nga Shqipëria në Leçe dhe më pas në zonën e Torinos, kanë nisur në muajin Maj të këtij viti dhe mendohet se brenda kësaj periudhe ky grup kriminal ka bërë dy dërgesa me drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Tashmë hetimet janë bashkërenduar dhe me prokurorinë shqiptare për të mësuar më tepër rreth personave të tjerë në Shqipëri, të cilët kanë mundësuar sigurimin e drogës, paketimin dhe më pas ngarkimin në avion. Dy rrugë me drogë Sipas policisë italiane më 4 qershor të këtij viti anëtarët e këtij grupi kanë transportuan rreth 80 kg marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë me avionin ultraleggero dinamik. Ndërsa më 1 shtator planifikonin rrugën e dytë e cila dështoi për kushte të paparashikuara, pwr shkak tw njw aksidenti tw ndodhur nw pistwn ku do uleshin. Është ky rezultati i arritur pas hetimeve 4-mujore të policisë italiane që mëngjesin e kësaj të hënë çoi në prangosjen e 4 personave dhe sekuestrimin e avionit të përdorur për trafik droge pasi shmangeshin kontrollet kufitare të policisë. Nisur nga kjo situatë, policia italiane ka mbajtur në vëzhgim anëtarët e këtij grupi dhe vetë avionin, dhe se ditën e djeshme kanë organizuar operacionin e koduar ?Krahu i Hekurt? nga ku kanw rwnw nw pranga dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë. Po ashtu këtë të hënë është sekuestruar dhe avioni i këtij grupi i cili është pikasur nga helikopteri policisë së Milanos teksa kthehej nga Puglia në Gatinara zonë në afërsi të Torinos. Ky avion, sipas hetuesve, rezulton i modifikuar dhe kjo përbën provën që ai është përdorur në transportin e drogës. Avionit i ishte hequr ulësja e pasagjerit dhe në këtë mënyrë ishte krijuar një hapësirë për transportin e një sasie prej 120 kg lëndë narkotike. Avioni ishte ulur në aeroportin turistik të Gattinas, një komunë në afërsi të Torinos në Itali. Ky shënon rastin e tretë të avionit të kapur me drogë që vinte nga Italia në drejtim të Shqipër... Рекомендуем Trafiku, avioni i tretë me drogë u nis nga fshati Dushkarak? посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
trafiku, avioni, tretë, drogë, fshati, dushkarak