A1 Report - Statusi, Rama për A1 Report : Optimist për votën e Francës

0 просмотров 22.08.2015 00:01:41

Описание

PARIS - Kreu i qeverisë shqiptare shprehet optimist lidhur me qëndrimin e Francës për vendimin e qeshorit për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama, pas takimit me presidentin francez Francoise Holande në Pallatin Elysee , në kuadër të vizitës së tij në Francë për të lobuar për statusin e vendit kandidat. Në përfundim të takimit kryeministri Rama ka njoftuar në faqen e tij në rrjetin social Twitter vizitën e Hollande në Shqipëri. Presidenti Hollande i shprehu Kryeministrit Rama mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë. Gjithashtu, gjatë takimit, Presidenti francez theksoi se Shqipëria shihet si vend stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ku Presidenti Hollande vlerësoi rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, por edhe bashkëpunimin ushtarak e policor. Kryeministri Edi Rama e falenderoi Presidentin François Hollande për mbështetjen e vazhdueshme të Franca i ka dhënë Shqipërisë. Ftesën e Kryeministrit Rama për të vizituar Tiranën, Presidenti Hollande e vlerësoi si një vizitë që mund të bëhet realitet në një kohë të afërt. Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati.

Комментарии

Теги:
Report, Statusi, Rama, Optimist, votën, Francës