A1 Report - Nishani: Koha te ndryshohet statusi per gjyqtaret me karriere

0 просмотров 21.08.2015 00:00:46

Описание

TIRANE- Presidenti Bujar Nishani deklaron se reforma në drejtësi është sfidë e madhe dhe se ka ardhur koha që gjyqtarët me karrierë të gjatë në gjyqësor të gëzojnë statusin e gjykatësit të Apelit apo të gjykatësit të Lartë. I pranishëm në analizën vjetore të Gjykatës së Apelit Nishani u shpreh: Ka ardhur koha që gjyqtarë me një periudhë shërbimi 10-20 vite të gëzojnë statusin e gjyqtarit të Apelit pavarësisht se nuk mund të ketë mundësi të jetë gjyqtar i kësaj gjykate. Apo gjyqtarët me mbi 20-25 vite në gjyqësor të gëzojnë statusin e Gjykatës së Lartë. Ka ardhur koha të mendojmë për trupën këshilluese të gjyqtarëve të Apelit, për të përfituar kohë për zbardhjen e vendimeve tha Nishani. Ai shtoi se është koha që KLD në aktet e tij ku reflektohen elementet dhe kriteret që përbëjnë procesin e pikëzimit të gjyqtarëve të reflektojë propozimet që vijnë nga trupa gjyqësore vecanërisht ajo e Apelit. ANALIZA VJETORE E GJYKATES SE APELIT Alaudin Malaj, kryetar i Gjykates se Apelit në analizën vjetore 2013 tha se, një nga sfidat e vitit gjyqësor 2014 ka të bëjë me vendosjen e rregullave të qarta e të detyrueshme për t'u zbatuar për plotësimin e trupave gjykues dhe të propozohet vendosja nga Kryetarët e Gjykatave në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Drejtësisë Një pikë tjetër propozimi nga Malaj ishte edhe mbrojtja e pavarësisë së gjyqtarëve duke qenë e nevojshme një shpërblim ekonomik që të jetë në proporcion të drejtë me vështirësinë, rëndësinë e punës dhe rrezikshmërinë e detyrës që kryejnë , por theksoi gjithashtu se, reforma e sistemit gjyqësor nuk mund të bëhet kurrsesi me iniciativa populiste dhe as deklarata mediatike .

Комментарии

Теги:
Report, Nishani, Koha, ndryshohet, statusi, gjyqtaret, karriere