A1 Report - Kosova voton sot qeverine e re Valdete Daka votuesja e pare

1 просмотров 22.08.2015 00:02:01

Описание

PRISHTINE- Në gjithë territorin e Kosovës janë hapur 798 qendra të vendvotimit me 2 mijë e 374 vendvotime, ku 1 milion e 782 mijë e 454 persona do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët e Kosovës po i drejtohen sot qendrave të votimit për të votuar për Parlamentin dhe qeverinë e re. E para e KQZ-së Valdete Daka, ka votuar në qendrën e votimit 1907E në vendvotimin 01R. Vota e saj ka qenë e para në këtë vendvotim ku edhe janë hap zyrtarisht qendrat e votimit.Daka ka thënë se e ka e ka shfrytëzuar të drejtën për votim dhe shpreson që të gjithë qytetarët të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ajo shpreson se gjithçka të shkojë në rregull. Liderët e Kosovës, Presidentja e vendit, kryeministri, dhe krerët e partive të mëdha kanë zgjedhur të votojnë që në orët e para të paradites, duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime. Ndërkaq edhe televizioni A1 Report dhe Shqiptarja.com po ndjek dhe përcjell hap pas hapi ecurinë e këtij procesi, duke dhënë informacione të vazhdueshme edhe nga gazetarët tanë të dërguar në Kosovë. Ora 10:15 Voton Jahjaga: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese Paraditen e sotme ka votuar edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Në përfundim të ushtrimit të së drejtës së saj të votës, presidentja e Kosovës tha se Bëra obligimin tim si qytetare , ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Me anë të të drejtës së tyre ligjore, qytetarët ndihmojnë vendin. Zgjedhjet dëshmojnë demokratizimin dhe pjekurinë e shtetit , tha Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Комментарии

Теги:
Report, Kosova, voton, qeverine, Valdete, Daka, votuesja, pare