Kosova sot voton, RTV Oranews live nga Prishtina dhe Tirana
Описание
Prishtinë Heshtja zgjedhore i ka dhënë qetësi Prishtinës. Nga jashtë, edhe selitë e partive duken të tilla, sepse kur troket brenda tyre, përballesh me shtabet elektorale që vijojnë intensivisht punën. Televizioni Oranews i pyet qytetarët nëse do të votojnë nesër dhe nga përgjigja që marrim, duket se pjesëmarrja do jetë e lartë. Kërkesa e tyre për qeverinë e re duket se është për një ekzekutiv me pranë tyre. Disa prej tyre thonë: Presim rezultate më të mira për të ardhmen, për të rinjtë dhe për gjithë të tjerët. Pres investime të huaja në Kosovë dhe pres një zhvillim ekonomik të Kosovës. Dita e nesërme do të jetë një ditë që do të ketë ndryshime. Të dielën ata do të shprehin vullnetin e tyre me votë. Kryetarja e KQZ-së konfirmon për Oranews se institucioni që ajo drejton, ka marrë të gjitha masat që procesi të vijojë pa asnjë problem. Por, çfarë do të thonë zgjedhjet e neserme për Kosovën? Siç shprehet edhe Kryetarja e KQZ-së, kjo do jetë një ditë tjetër e rëndësishme për Kosovën. Oranews do të ndjekë hap pas hapi procesin elektoral në ketë ditë të rëndësishme. Deri tani ka shkuar siç e kemi parashikuar dhe siç është parë në planin operacional, - theksoi Kryetarja. - I gjithë materiali sensitiv, që nga orët e para të mëngjesit ka filluar të shpërndahet ndërsa nesër, para hapjes së votimeve, do të shpërndahet në qendrat e vendvotimeve dhe në vendvotime. Nuk kemi ndonjë problem që vlen të theksohet deri më tani dhe shpresojmë që edhe dita e nesërme do të jetë kështu. Një ekip xhirimi i televizionit do të transmetojë live nga Kosova me të njëjtin mision që transmeton edhe në Shqipëri, e para për lajmin e fundit dhe e paanshme.
Комментарии