A1 Report - Greqi, Samaras pret Kodhelin: Te rishikojme marreveshjevet смотреть онлайн
Описание видео
Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila po zhvillon një vizitë në Greqi, është pritur sot nga në një takim të veçantë nga kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras. Gjatë takimi, Samaras i ka uruar mirëseardhjen ministres Kodheli, si dhe e uroi për detyrën e saj në krye të ushtrisë shqiptare. Të jesh Ministre e Mbrojtjes femër do të thotë shumë dhe ky është një mesazh shumë i fortë , u shpreh kryeministri grek. Në vijim të bisedës me ministren Kodheli, kreu i qeverisë greke tha se Shqipëria po strukturohet fuqishëm dhe Greqinë e ka në krah që të ju ndihmojë, veçanërisht Ministrinë e Mbrojtjes. Të rishikojmë dhe të forcojmë më tej të gjitha marrëveshjet mes nesh , ka deklaruar Samaras ministres shqiptare të mbrojtjes. Sipas kryeministrit grek, gjërat kanë ndryshuar në favorin e përbashkët. Ne kaluam periudhë të vështirë, por tashmë po rimkëmbim ekonominë dhe jemi të sigurtë në një të ardhme më të mire. Nga ana e saj, Kodheli e falenderoi kryeministrin Samaras për pritjen e veçantë dhe tepër të ngrohtë, si dhe i transmetoi përshëndejet e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ministria Kodheli, e njohu Samaras me reformat e ndërmarra nga institucionin që ajo drejton, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit, reforma në Forcat e Armatosura, etj. Kodheli e uroi Samaras edhe për presidencën greke të BE-së dhe është shprehur se Shqipëria shpreson të marrë statusin e vendit kandidat në 6-mujorin e parë të 2014. Në këtë pikë ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj , nënvizoi ajo. Kryeministri Samaras dha mbështetje të plotë për Shqiperinë në aspiratën e saj europiane. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është duke zhvilluar një vizitë në Greqi me ftesë të homolut të saj, Dimitris Avramopulos. Kodheli ka vendosur një krurorë edhe në monumentin e ushtarit të panjohur në sheshin Sindagma para Parlamentit grek. Рекомендуем A1 Report - Greqi, Samaras pret Kodhelin: Te rishikojme marreveshjevet посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Комментарии