A1 Report - Greqi, parlamenti u heq imunitetin 3 deputeteve te Agimit te Arte смотреть онлайн

0 просмотров 22.08.2015 00:01:05

Описание видео

GREQI- Parlamenti grek i ka hequr sot imunitetin Kryetarit të Partisë së Agimit të Artë , Nikos Michaloliakos, si dhe dy deputetëve të tjerë të kësaj partie Christos Pappas dhe Yiannis Lagos. Lideri i burgosur i partisë së ekstremit të djathtë mbajti një fjalim në seancën e sotme plenare duke këmbëngulur se procesi gjyqësor ndaj partisë së tij ishte një komplot për të ulur popullaritetin në rritje të Agimit të Artë . Me 223 vota pro nga 224 deputetë të pranishëm parlamenti votoi për heqjen e imunitetit të liderit të Agimit të Artë dhe dy deputetëve që aktualisht janë në paraburgim. Ata janë në pritje të gjykimit për akuzat e përfshirjes në një organizatë kriminale dhe për posedim armësh. Më shumë se 500 përkrahës dhe anëtarë të partisë Agimi i Artë ishin mbledhur jashtë parlamentit duke brohoritur e duke tundur flamujt e partisë, ndërkohë që lideri i tyre mbante fjalimin në parlament. Kjo është hera e parë e shfaqjes së liderit të partisë që pas arrestimit të tij 8 muaj më parë dhe pas zgjedhjeve të parlamentit evropian ku kjo parti zuri vendin e tretë me 9.3% të votave. Рекомендуем A1 Report - Greqi, parlamenti u heq imunitetin 3 deputeteve te Agimit te Arte посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Комментарии

Теги:
report, greqi, parlamenti, imunitetin, deputeteve, agimit, arte