Basha heq logon e PD-së nga selia e vjetër me makinat e bashkisë

4 просмотров 21.08.2015 00:02:06

Описание

Lideri i ri Partisë Demokratike, njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në mënyrë antiligjore, ka vënë në dispozicion punëtorët dhe automjetet e Bashkisë për të hequr simbolet e fundit nga ish-godina historike e Partisë Demokratike në rrugën Murat Toptani . Aksioni për të hequr logon dhe flamujt nga ish- selia e PD ka nisur rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Në ambientet brenda selise së vjetër kanë mbetur ende sende pa u zhvendosur. Sipas burimeve brenda Partisë Demokratike, zyrtarë që kanë zyrat në selinë e vjetër do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe për disa ditë të tjera në këtë godinë, pasi selia e re e demokratëve, ish-Shtëpia Qendrore të Ushtrisë, nuk është ende gati, pasi po punohet për rikonstruktimin e plotë të saj.

Комментарии

Теги:
Basha, logon, selia, vjetër, makinat, bashkisë