Report TV - Durrës, pronari i çerdhes i denoncuar për dhunë ndaj fëmijës 18 muajsh mohon akuzat

3 просмотров 23.12.2020 00:04:20

Описание

Gjyshja e një fëmije 18 muajsh ka denoncuar në polici pronarin e një çerdheje private në lagjen nr 8 të Durrësit, për dhunë ndaj të fëmijës. Pronari i çerdhes Kënaqësia Gëzim Dervishi 61 vjeç i akuzuar dhe proceduar për dhunë ndaj fëmijës jep versionin e tij për këtë ngjarje. Ai e mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj foshnjës dhe megjithatë ka pushuar nga puna 3 edukatoret që kishte të punësuara. Ai sqaron se fëmija kishte 3 ditë që ishte sistemuar në çerdhen e tij kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar sqaron Dervishi, ndërsa denoncimi është bërë 3 ditë të shkuara. Ndërkohë që gjyshja ka deklaruar se ia ka lënë në dorë organeve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.

Комментарии

Теги:
Report, Durrës, pronari, çerdhes, denoncuar, dhunë, ndaj, fëmijës, muajsh, mohon, akuzat