Sali Berisha: Nuk i njohim keto zgjedhje me 1 kandidat (25 Tetor 2000) смотреть онлайн
Описание видео
Lajme Arkiva 2000 Partia Demokratike do të shprehë nga nesër me anë të prostestave mosnjohjen e asnjë bashkiaku apo komunari të dalë nga procesi i manipuluar. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili i ka cilësuar protestat si betejën më të rëndësishme në historinë e kësaj partie. Berisha ka shpjeguar sot arsyet e mosreagimit të menjëhershëm pas humbjes në zgjedhjet lokale. Sepse ne donim të mos interferonim, të linim të konsumonin plotësisht procesin këta. Ju e patë garën me një kandidat, pse ta prishnim ne atë. Kjo ishte shumë e gabuar. Ju e patë mosspjesmarrjen masive të qytetarëve. Ju e shihni se si i poshtëruan zgjedhjet dhe si i poshtërojnë shqiptarët. Për herë të parë në histori nuk thuhet se sa morën pjesë, sepse unë ju them juve, absolutisht nuk kanë marrë pjesë as 24% e zgjedhësve. Dhe nëse nuk kanë marrë pjesë, këta e injorojnë plotësisht, por nëse nuk kanë patur tensione ja do të thonin i trembën demokratët njerëzit. Jo, ne i lamë dhe balotazhi ishte prova më e fuqishme. E kam deklaruar përpara jush atë ditë. Të nesërmen e balotazhit. Nëse qytetarët dilnin në votime ai ishte një leksion që na jepni ne. Kështu demokratët do të dalin nesër në orën 17:00 në sheshin Skënderbej për të nisur kështu ciklin e protestave kundër qeverisë. Mësohet se Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë lejen për mitingun e demokratëve./tvklan.al Gazetare: Ornela Bego SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ Рекомендуем Sali Berisha: Nuk i njohim keto zgjedhje me 1 kandidat (25 Tetor 2000) посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя