Situata parazgjedhore ne Kosove (21 Tetor 2000) смотреть онлайн
Описание видео
Lajme Arkiva 2000 Policia Ndërkombëtare në Kosovë u ka ofruar mbrojtje shumë kandidatëve që po bëjnë fushatë për zgjedhjet e përgjithshme lokale të 28 tetorit. Më shumë se 200 kandidatë, shumica nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo e Ibrahim Rugovës, kanë bërë kërkesë për mbrojtje gjatë fushatës elektorale pranë Policisë Ndërkombëtare. Pas kësaj, autoritetet kanë hartuar një plan për vlerësimin e shkallës së kërcënimit të politikanëve dhe kandidatëve për kryetar bashkish dhe komunash. Në kategorinë e rrezikut të lartë janë futur 16 kandidatë, tre prej të cilëve janë pajisur dhe me leje për mbajtje armësh personale. Me gjithë këto masa, fushata zgjedhore e Kosovës është konsideruar e qetë dhe demokratike. Shefi i OSBE-së në Kosovë Dan Everts, deklaroi se megjithë disa shkelje të vogla, fushata zgjedhore ka qenë e qetë. Ai tha se 90% e votuesve kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje. Një shqetësim i madh i shprehur këto ditë nga shqiptarët është ai rreth vendimit të autoriteteve ndërkombëtare për të mos lejuar valëvitjen e flamurit kombëtar shqiptar në qendrat e votimit. Zyrtarët e OSBE thanë se e kuptojnë shqetësimin e shqiptarëve, por thonë se ato janë duke u përpjekur që të bindin udhëheqësit politikë se ky vendim është në interesin e vetë Kosovës. Sipas Rolan Bles, rreth 1500 mbikqyrës ndërkombëtarë do të vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë./tvklan.al Gazetare: Ornela Bego SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ Рекомендуем Situata parazgjedhore ne Kosove (21 Tetor 2000) посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя