Gjonaj kërkesë për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pengohet ngritja e Gjykatës së Lartë
Описание
Ministria e Drejtësisë i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor. Sipas ministres Gjonaj me parashikimin e kufizimeve të gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë. Më tej ajo shton se nenet e Kodit për Kolegjin Zgjedhor janë kundër frymës së Reformës në Drejtësi Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor te pikat e Kolegjit Zgjedhor për të mos kufizuar anëtarët e kolegjit për t'u promovuar apo lëvizur në rastet e organizimit të gjykatave. Ajo kërkon gjithashtu ndryshimin e dispozitës për mos marrjen nën përgjegjësi disiplinore gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor për vendimmarrje të tjera. Sipas kërkesës drejtuar Kuvendit, Kodi Zgjedhor i ndalon anëtaret e kolegjit të marrin detyra të tjera për 4 vite, ndërkohë anëtarët e kolegjit nuk shkojnë dot në Gjykatën e Lartë ku kanë aplikuar.
Комментарии