Komandanti i KFOR-it Ortunjo, perfundon misionin ne Kosove - (11 Tetor 2000) смотреть онлайн
Описание видео
Lajme Arkiva - TV Klan 2000 Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, Ortunjo, ka dhënë sot konferencën e tij të fundit për shtyp, ku ka bërë një rezyme të punës së Eurocorps dhe KFOR, gjatë gjashtë muajve të fundit. Njëshi i KFOR-it, ka përmendur ndryshimet e arritura gjatë kësaj kohe, si pika e suksesshme të misionit që ai drejton, duke theksuar konfiskimin e një numri të mjaftueshëm armësh, zvogëlimin e aksidenteve nga minat etj. ?Numri i vrasjeve është zvogëluar me 40% dhe në këtë aspekt mund të thuhet se sot Kosova, ka një shkallë më të ulët kriminaliteti se sa disa vende evropiane?, tha ai. Më pas vetë Ortunjo ka përmendur përmirësimin e infrastrukturës dhe kthimin e refugjatëve nga grupe të ndryshme etnike. Ndonëse 6 muaj më parë komandanti i KFOR-it kishte thënë, se do ta bashkonte Mitrovicën, qyteti i ndarë duket se ka qenë pika më e dobët e misionit të tij. Në fund ai falënderon të gjithë ata që e ndihmuan në këtë mision./tvklan.al Gazetare ? Mirela Milori SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ Рекомендуем Komandanti i KFOR-it Ortunjo, perfundon misionin ne Kosove - (11 Tetor 2000) посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя