Gruaja e braktisur nga bashkeshorti i dhunshem kerkon ndihme ekonomike смотреть онлайн

1 просмотров 05.12.2020 00:08:17

Описание видео

Emisioni ?Historia ime? në Tv Klan ka sjelljë ditën e sotme historinë e Elmira Boreti nga rrethina e Shkodrës nënë e tre fëmijeve, e cila prej 7 vitesh është braktisur nga bashkëshorti dhe e ka lënë me tre femijë. Gruaja rrëfen se e ka njohur bashkëshortin me shkuesi, madje edhe pse ai ka qenë me epilepsi, ajo nuk e ka ditur. Elmira ka rrëfyer gjithashtu se martesa ka qenë e vështirë, është dhunuar shpesh herë edhe vjehrra, madje ende nuk është divorcuar. Ajo kërkon ndihmë çfarë i takon me ligj si dhe kërkon nga bashkia ndihmën ekonomike të cilën vazhdon të mos e përfitojë. Mirela Milori: Si ka qene njohja juaj? Elmira Boreti: Me mblesëri. Mirela Milori: Kur vendoset te martoheshit? Elmira Boreti: Në vitin 2006. Mirela Milori: Si ka qene raporti me prinderit e burrit? Elmira Boreti: Në fillim ka qenë e mirë, por më pas filluan mosmarrëveshjet, fjalë fyese edhe nga vjehrra. Ne kishim probleme me njëra-tjetrën dhe burri vetëm dëgjonte. Mirela Milori: Ju keni jetuar me ata? Elmira Boreti: Po. Mirela Milori: Pse kishe konflikte me vjehrrën? Elmira Boreti: Unë isha prej katundi, më thoshe gjithmonë katunare, ndoshta nuk kam qenë në nivelin që duhej, nuk e di. Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur ju e moret vesh se ai vuante nga epilepsia? Elmira Boreti: Unë e kam parë që sëmureshe, por më gënjenin, thoshte është i pirë, binte në tokë, nxirrte shkumbë nga goja, por unë nuk e kuptoja, thoja është i dehur, aty frenoheshe çdo gjë se duhet të rrisja fëmijën. Kur kam lindur fëmijën e dytë kuptova se bashkëshorti vuante nga epilepsia. Mirela Milori: Ku po jetoni ju tani? Elmira Boreti: Në shtëpi me prindërit. Mirela Milori: Po bashkëshorti? Elmira Boreti: Bashkëshorti rrugëve sepse morëm kredi për të blerë shtëpi, nuk e paguam dot dhe na i mori banka shtëpinë, tani duhet të paguajmë edhe 14 milion lekë. Mirela Milori: A është interesuar për femijet? Elmira Boreti: Vjen ndonjëherë, por jo shumë. Vjen edhe me disa njerëz, kërkon të bashkohemi, por fëmijët nuk dëgjojnë sepse jemi dhunuar nga ai të gjitha. Na dhunonte kur bëhej i sëmurë. /tvklan.al #HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ Рекомендуем Gruaja e braktisur nga bashkeshorti i dhunshem kerkon ndihme ekonomike посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
gruaja, braktisur, bashkeshorti, dhunshem, kerkon, ndihme, ekonomike