Ora News - Shkodër, rruga e Thethit drejt fundit

2 просмотров 05.12.2020 00:01:53

Описание

#tvora #rtvoranews Premtimin që rruga do të përfundonte këtë verë e kishte bërë në rrjetin social vetë kryeministri Edi Rama. Aktualisht fadromat në zonë vijojnë të punojnë, e kantineri është i ndarë në disa faza. Diku ende kryhen thyerje të malit për zgjerimin e rrugës, pak kilometra më tutje ndërtohen veprat e artit, e në një tjetër segment muret mbrojtëse. 17 kilometrat e rrugës prej Qafës së Thorës e deri në brendësi të fshatit Theth parashikohet të përmbyllen brenda fundvitit. ?Vështirësi ka pasur shkëmbi që ka qenë shumë i fortë, por edhe gabimet që janë bërë në projekt, që na është dashur që t?i korigjojmë dhe të bëjmë një rishkim të projektit?, shprehet Elton Llorja, inxhinier. Specifikë e kësaj rruge janë shtigjet, për të cilat zgjidhja ka qënë e pjesshme, e që mund të ndikojë në lëvizjen e gjësë së gjallë, karakteristikë e këtyre bjeshkëve. Elton Llorja:?I kemi respektuar rrugët ekzistuese dhe shekullore, i kemi përshtatur? Gjerësia e asfaltit do të variojë nga 4m-4.75m dhe do të ketë 3 tunele për mbrojtjen nga ortekët e borës. Ky investim i Bankës Botërore do të kushtojë 763, 302, 700 lekë dhe pritet të ketë një impakt pozitiv për parkun kombëtar të Thethit, duke lehtësuar komunikimin me Shkodrën si dhe duke i dhënë fund izolimit disa mujor në dimër. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/shkoder-rruga-e-thethit-drejt-fundit/ Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv

Комментарии

Теги:
News, Shkodër, rruga, Thethit, drejt, fundit