Top News - Dyshimet e OBSH-së/ Nuk ka garanci për vaksinën смотреть онлайн

0 просмотров 05.11.2020 00:01:23

Описание видео

Shumë gjëra janë ende të pashpjeguara në lidhje me Coronavirusin. Prandaj drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe Drejtori i Emergjencave i OBSH-së, Mike Ryan, paralajmërojnë autoritetet e të gjitha vendeve që të zbatojnë me rigorozitet rregulla standarde, si mbajtja e maskave, larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e një distance fizike dhe testime për koronavirusin. Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: maska duhet të bëhet simbol i solidaritetit në të gjithë botën - tha shefi i OBSH gjatë një konference për shtyp në Gjenevë. Rruga për rikthimin në normalitet do të jetë e gjatë. Sipas dy ekspertëve të OBSH-së kundër Coronavirusit nuk do të zbulohet kurrë ndonjë kurë çudibërëse . Aktualisht janë në fazën e tretë vendimtare të zhvillimit klinik një numër vaksinash, dhe të gjithë shpresojmë të kemi një varg vaksinash që mund të mbrojnë njerëzit nga infeksioni , thanë drejtuesit e OBSH. Sidoqoftë nuk ka asnjë garanci për një vaksinë plotësisht efektive. Ndoshta vaksinat do të ofrojnë mbrojtje kundër SARS-CoV-2 vetëm për disa muaj. Kurse ekspertët e Institutit Paul Ehrlich , që është përgjegjës për miratimin e prodhimeve mjekësore në Gjermani dhe në këtë mënyrë edhe për vaksinat e reja, mendojnë krejtësisht ndryshe. Presidenti i këtij instituti, Klaus Cichutek, tha në televizionin publik gjerman ZDF se është i sigurt që së shpejti do të ketë një vaksinë kundër Coronavirusit. Rezultatet e para të studimeve klinike tregojnë që disa vaksina vërtetë mund të nxisin një reagim specifik të imunitetit të njeriut ndaj SARS-CoV-2 , tha ai. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #OBSH#MikeRyan#TopChannel Рекомендуем Top News - Dyshimet e OBSH-së/ Nuk ka garanci për vaksinën посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, dyshimet, obsh, garanci, vaksinën