I prenë rrugën drejt bregdetit shqiptar, ish-ushtari i UÇK-së lirohet pas 40 minutave në kufi
Описание
#tvora #rtvoranews Ish-luftëtari i UCK-së Murtez Kastrati nga Lipjani është ndaluar në kufirin shqiptar nga policia shqiptare. Sipas kreut të veteranëve të luftës së UÇK-së në Kosovë ndalimi i tij është bërë pas hartimit të një liste me urdhër arreste nga Serbia dërguar Interpolit. Ndalimi i tij është konfirmuar dhe nga ministria e jashtme e Kosovës, ndërsa policia shqiptare përgënjeshtron lajmin. Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndaluar përkohësisht nga policia shqiptare bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga Serbia. Ngjarja është denoncuar nga kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati Kosovë. Ai njoftoi të dielën paradiote se policia e Shqipërisë ka ndaluar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Murtez Kastratin nga Lipjani. Sipas tij ndalimi është bërë bazuar te një listë me urdhër-arreste që Serbia ka dërguar në INTERPOL. Kreu i organizatës së veteranëve të UÇK u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të lirojnë Murtez Kastratin dhe të mos marrin në konsideratë urdhrat e arrestit të lëshuar nga Serbia. Për më shumë lexoni në: oranews.tv/lirohet-veterani-i-uck-se-qe-u-ndalua-nga-policia-e-shqiperise/ Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Për më shumë na ndiqni në: oranews.tv
Комментарии