Nikolle Lesi: Po mendohem per kandidaturen time si kryetar bashkie (19 Gusht 2000)
Описание
Lajme Arkiva 2000 Nikollë Lesi, deputeti i pavarur dhe pronar i kompanisë së mediave Koha Jonë , ka konfirmuar për Tv Klan se mund të jetë kandidati demokristian për bashkinë e Tiranës. Lesi ka shprehur bindjen se do të marrë më shumë vota se kandidatët e paraqitur për postin e qytetarit të parë të kryeqytetit. Është e vërtetë që Partia Demokristiane më ka bërë një propozim për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë për të kandiduar. Po mendohem dhe besoj se nga fundi i muajit do të vendos. Besoj se mjaftojnë vetëm 10 ditë fushatë që të vendos për të kandiduar. Nëse do të vendos, mandatin e deputetit do t'a dorëzoj, megjithëse jam i detyruar moralisht që të konsultohem me elektoratin që më ka votuar pasi sipas ligjit, nëse unë dorëzoj mandatin nëse kandidoj për postin e kryetarit të bashkisë dhe në zonën time elektorale, meqë jam deputet i pavarur duhet të ketë zgjedhje të përkohshme parlamentare, ose i takon që të mbetet pa deputet Lezha deri në qeshor 2001. Megjithatë kandidaturat janë interesante si Edi Rama, Dashamir Shehi, Maks Haxhia dhe të shohim dhe kandidatin e FRD-së që do të paraqitet besoj me datë 1. /tvklan.al Gazetare: Ornela Bego SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/
Комментарии