Top News - OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të koronavirusit në Afrikë смотреть онлайн

0 просмотров 03.08.2020 00:00:52

Описание видео

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika mund të ketë shpërthime të rasteve me koronavirus, shumë më të mëdha sesa sugjerojnë numrat e tanishëm. ?Jam shumë i shqetësuar se do të shohim hov të sëmundjes në Afrikë?, tha shefi i emergjencave pranë OBSH-së, Michael Ryan. Deri më tash, kontinenti ka arritur të mos bëhet vatër e koronavirusit. Atje janë konfirmuar mbi 725,000 raste pozitive dhe rreth 15,000 viktima. Por, numri i rasteve në Afrikën e Jugut, shtetin më të goditur të kontinentit, mund të shihet si paralajmërim për atë që mund të ndodhë në pjesën tjetër të Afrikës. Në Afrikën e Jugut janë konfirmuar mbi 370,000 raste pozitive dhe 5,000 viktima. ?Kjo nuk është vetëm një thirrje zgjimi për Afrikën e Jugut. Duhet ta marrim shumë, shumë seriozisht atë që është duke ndodhur në Afrikë?, tha Ryan. Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 14.7 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 609,000 kanë vdekur dhe mbi 8.2 milionë janë shëruar. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/ Subscribe to Top Channel on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH #OBSH#Africa#TopChannel Рекомендуем Top News - OBSH paralajmëron për shpërthim të madh të koronavirusit në Afrikë посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!

Чат сообщества

Гость
Загрузка...
Теги:
news, obsh, paralajmëron, shpërthim, madh, koronavirusit, afrikë