Ora News - Bilanc i zi:4 të vdekur dhe 102 raste të reja me Covid,një nga viktimat pa asnjë sëmundje смотреть онлайн
Описание видео
#tvora #rtvoranews Tjetër rekord negativ me Covidin është regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, me 4 pacientë që e kanë humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë. Në mesin e viktimave është dhe një 43 vjeçar nga Kamza pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh. Po kështu kanë humbur jetën një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ?Shefqet Ndroqi?, me sëmundje bashkëshoqëruese. ?Situata paraqitet shumë serioze? tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar. Ndërkohë i lartë ishte edhe numri i rasteve të reja, plot 102 raste pozitive përgjatë 24 orëve nga 501 testime të kryera. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. COVID-19 ? Statistika (18 Korrik 2020) Testime totale 35107 Raste pozitive 4008 Raste të shëruara 2264 Raste Aktive 1631 Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 774 Durrës 207 Shkodër 193 Vlorë 102 Lezhë 85 Kukës 50 Korçë 53 Berat 38 Elbasan 46 Fier 38 Gjirokastër 21 Dibër 24 Për më shumë lexoni në: oranews.tv/ministria-e-shendetesise-ndryshin-orarin-ja-kur-do-jepet-perditesimi-i-covid-19-duke-filluar-nga-sot/ Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To Ora News on YouTube Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL Subscribe To Ora News on YouTube Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp Рекомендуем Ora News - Bilanc i zi:4 të vdekur dhe 102 raste të reja me Covid,një nga viktimat pa asnjë sëmundje посмотреть онлайн видео бесплатно и без регистрации!
Чат сообщества
Выберите никнейм
Для отправки сообщений нужно выбрать имя